Paris, 15 tetor – Në 24 orët e kaluara në Francë, janë konfirmuar 30.621 raste të reja me Kovid-19 dhe 88 vdekje.
Me shifrat e reja pas kryerjes së testimit në masë, shkalla e pozitivitetit është tani 12.6 për qind.
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se nga dje janë shtruar në spitale 1.207 persona. Janë identifikuar 130 klastere në 24 orët e fundit, me çka tani ka 1.586 klastere nën hetim në Francë.
Nga e shtuna, është vendosur karantinë në Paris, rajonin e Parisit dhe në tetë qytete të tjera franceze nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit dhe është shpallur sërish gjendje e jashtëzakonshme.