Paris, 27 mars – Autoritetet në Francë do ta zvogëlojnë moshën për shkollimin e obligueshëm prej gjashtë në tre vjeç me fillim në vitin shkollor 2019 që është vetëm masë simbolike me të cilën dëshiron njohjen e rëndësisë së arsimit në institucionet parashkollore.
Pritet këtë informacion ta publikojë presidenti francez Emanuel Makron sot në hapjen e Tubimit të institucioneve parashkollore, në Paris ku deri nesër do të debatojnë ekspertë dhe specialistë për fëmijë.
Sipas Pallatit të Eliseut, “vendimi për zvogëlimin e moshës në tre vjeç, shpreh gatishmërinë e presidentit nga shkolla të bëjë vend për barazi reale dhe t’u japë mirënjohje institucioneve parashkollore të cilat më nuk do të konsiderohen si vend për ruajtje apo përgatitje të zakonshme për shkollë fillore”.
Nga viti 1959 arsimi shkollor në Francë është i obligueshëm për të gjithë fëmijët prej moshës gjashtë deri në 16 vjeç. Deri atëherë në shkollë është shkuar deri në 14 vjeç.
Në vitin shkollor 2015/2016 në institucione parashkollore kanë shkuar 97,6 fëmijë të moshës prej tre vjet. Masa do të hyjë në fuqi në vitin 2019. Për të do të hapen rreth 800 vende pune.