Paris, 29 mars – Koronavirusi i ri shkaktoi 319 raste të reja të vdekjes në spitalet e Francës në 24 orëshin e fundit, me çka numri i të vdekurve u rrit në 2.314 njerëz, nga fillimi i epidemisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Sipas këtij vlerësimi më të ri, numri i rasteve të konfirmuara në Francë është 37.575, ndërsa të hospitalizuar janë 17.620, prej të cilëve 4.273 janë në kujdes intensiv.
Megjithatë 6.624 persona ishin në mundësi të kthehen në shtëpi si të shëruar, ndërsa prej tyre madhe 926 në 24 orët e fundit.