Paris, 30 nëntor – Ministria franceze e Shëndetësisë sot bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.005 të infektuar të rinj dhe 406 raste të reja midis pacientëve me Kovid-19.
Në raportin e Ministrisë franceze thuhet se nëntori është muaji me numër më të madh rekord me 854.863 raste të reja të konfirmuara me koronavirus nga fillimi i pandemisë.
Në Francë deri më tani janë evidentuar gjithsej 2,22 milionë të infektuar me Kovid-19 dhe 52.325 raste të vdekjeve.