Autoritetet franceze nga fundi i prillit konfiskuan gjysmë tonë kokainë në vlerë prej rreth 40 milionë euro në portin verior Dankerk, informoi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Xherald Darmanen.
Ai shtoi se droga është gjetur më 29 prill në një anije me kontejnerë, e cila kishte transportuar banane nga shteti i vogël jugoamerikan Surinam.
“Prokuroria Shtetërore franceze është duke zbatuar hetim të mëtejmë”, theksoi Darmanen. (koha.mk)