Paris, 9 prill – Në Francë deri më tani janë regjistruar 12.210 raste të vdekjes nga Kovid-19, ndërsa edhe 30.000 persona ndodhen në mjekim spitalor, transmeton gazeta KOHA.
Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, sqaroi se nga gjithsej 12.210 raste të vdekjes, 8.044 kanë qenë në spitale, ndërsa 4.166 në institucione sociale dhe shtëpi të pleqve.
Krahas situatës së jashtëzakonshme, drejtori i përgjithshëm për shëndetësi, vërejti se për herë të parë numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdes intensiv u pakësua për 86 pacientë, kështu që tani në reanimacion ndodhen 7.066 persona.(koha.mk)