Paris, 25 mars – Numri i të vdekurve në Francë nga Kovid 19 u rrit në 231 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 2.827 gjenden në trajtim intensiv.
Në Francë aktualisht ka 25.233 raste të të infektuarve me koronavirus, të konfirmuara me teste, prej tyre 11.539 persona janë në trajtimit spitalor, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë shëruar 3.900 persona.
Në brifngun e rregullt të sontëm për situatën në Francë, drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë Zherom Salomon, kumtoi se në spital nga Kovid 19 kanë vdekur gjithsej 1.331 persona. Prej tyre 86 për qind janë në moshën prej mbi 70 vjet. Një e treta e personave që janë trajtim intensiv janë më të rinj se 60 vjet, ndërsa 59 për qind janë në moshë prej 60 deri 80 vjet.
Gjatë ditëve në vijim qeveria do të kumtojë se deri kur do të vlejnë masat për ndalesën e lëvizjes.