Kafja e përbërë nga kërpudhat sigurisht se është një ndër shpikjet më të reja në Finlandë. Kjo pije e re është përshëndetur si prirje e fundit ushqimore shëndetësore. Sipas hulumtimeve të reja sugjerohet që kafeja mund të rritë metabilizimin, dhe të bëjë parandalimin njërës prej sëmundjeve që lidhet me harresën por edhe duke ulur rrezikun e depresionit. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të shkaktojë pagjumësi dhe të përkeqësojë ankthin. Krijuesit finlandez të kafes së kërpudhave, pretendojnë të ofrojnë të njëjtën përbërje të kafeinës pa efekte anësore të gjërave të rregullta. Por edhe pse ajo mund të tingëllojë, sinqerisht, revoltuese, sipas të gjitha gjasave krijimi është i butë dhe si pasojë, si një përzierje në mes çajit dhe kafes. Sipas Tero Isokauppila, njërit nga themeluesit, ky krijim i kafesë së kërpudhës mund të jetë aq i zakonshëm sa një peshk që hahet duke nxituar. Tharja e kërpudhave të ndryshme dhe një ekstrakt i cili përzihet me kafe të rregullt, besohet do të ndihmojë nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa kërpudha ‘chaga’ neutralizon acidin e kafesë që mund të shkaktojë fryrje të barkut.
Në Finlandë prodhohet kafeja më e çuditshme në botë
Leave a comment