Shkup, 10 nëntor – Në vitin 2018 do të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm dhe në fillim të vitit 2019 fillon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë nga Buxheti i shtetit, ka deklaruar Lika në takim me gazetarët. Pas analizave të shumta të rrugës Shkup-Bllacë është parashikuar të bëhet një autostradë moderne me gjitha kushtet e nevojshme. Sipas tij me ndërtimin e kësaj autostrade do të zgjidhet problemi i përhershëm në trafik me të cilin janë përballur qytetarët që shfrytëzojnë këtë aks rrugor.