Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit (FETI) të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” për vitin e ri studimor 2017/2018 i modernizoi programet në pajtueshmëri me trendet e reja në arsimin e inxhinierëve të elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.
Dekani i FET-t Dimitar Tashkovski thekson se i kanë ndjekur drejtimet e trupit ndërkombëtar për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë nga sfera e tyre, ku janë theksuar dituritë dhe mjeshtëritë themelore që sot duhet t’i posedojë një inxhinier modern i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.
Në FETI ka 650 vende për brucoshë në vitin akademik 2017/2018, prej të cilëve, sipas Konkursit, 440 janë në kuotë shtetërore, ndërsa 210 me bashkëfinancim. Në dispozicion kanë shtatë programe studimore: Elektroenergjetikë, automatizim dhe burime ripërtëritëse të energjisë, Sisteme elektroenergjetike, Elektroenergjetikë dhe menaxhment, Inxhinieri sistematike kompjuterike, automatikë dhe robotikë, Teknologji dhe inxhinieri kompjuterike, Inxhinieri harduerike kompjuterike dhe elektronikë dhe Telekomunikime dhe inxhinieri informacioni.