Një vajzë e re nga Malajzia që kohët e fundit është kthyer në objekt talljesh për shkak se trupi i saj është mbuluar me nishane, ka vendosur që të sfidojë torturuesit e saj, duke marrë pjesë në Mis Universi. Evita Delmundo, 20 vjeçe ka lindur me nishane të mëdhenj dhe errët që i mbulojnë në të gjithë trupin dhe fytyrën. Shokët e klasës e cilësonin atë si përbindësh për shkak të pamjes, por pas përfundimit të shkollës së mesme ajo nisi që të fitojë besimin në vetvete dhe shokët nisën që ta pranonin falë edhe mbështetjes së nënës së saj, që ishte mësuese në atë shkollë. Delmundo refuzon që t’i heqë nishanet me operacion, por pavarësisht kësaj ajo ka aplikuar që të marrë pjesë në Mis Univers Malajzia. “Nuk ishte e thjeshtë për mua. Jam tallur në shkollën fillore dhe fëmijët me thërrisnin përbindësh dhe kjo gjë ishte e rëndë për mua”, tha ajo.
Në fëmijëri e quanin përbindësh, 20-vjeçarja garon për Miss Universi (FOTO)
Leave a comment