Të paktën 30 minuta pritet në vendkalimin kufitar Evzoni – Bogorodicë, në anën greke, për hyrje në Maqedoni. Në vendkalim është një kolonë kilometërshe e automjeteve të cilat presin të hyjnë në vend dhe ta vazhdojnë udhëtimin informojnë për MIA-n, qytetarë të Maqedonisë.
Nga ana e Maqedonisë, nga ana tjetër, VK Bogorodicë, për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në 20 minuta, informojnë autoritetet kompetente të vendkalimit kufitar.
Në vendkalimin e anës së Maqedonisë në funksion janë vënë të gjitha korsitë, ndërsa shërbimet kufitare janë ekipuar plotësisht. Kalimi i kufirit zhvillohet normal, thonë nga VK Bogorodicë.
LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata.