Në Evropë veprojnë 5000 grupe të organizuara kriminale

35

Në gjithë Evropën veprojnë të paktën 5.000 grupe të organizuara kriminale, sipas raportit të fundit të Zyrës së Policisë Evropiane (Europol), përcjell albinfo.ch. Raporti theksoi se veçanërisht është shqetësuese se këto grupe kriminale gjithnjë merren me kontrandandimin e qenieve njerëzore dhe shitjen e drogës dhe sulmeve kibernetike. Europol thekson se gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 17.500 të dyshuar me kontrabandë njerëzish, kryesisht emigrantë të paligjshëm. Ata i janë shtuar listës së kontrabandistëve, të vitit 2014, ku janë emrat e më shumë se 50.000 njerëzve.