Në Evropë në nivel vjetor mblidhen 486 kilogramë mbeturina komunale, te ne 344

Shkup, 23 gusht – Në Bashkimin Evropian komunat në nivel vjetor mesatarisht mbledhin nga 486 kilogramë mbeturina komunale për njeri, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2017. Ky numër mbetet i pandryshuar krahasuar me vitin paraprak dhe është për shtatë për qind nën maksimumin prej 525 kilogramë në vitin 2002, njofton Koha.mk

Vendi ynë është mes tre të fundit në Evropë me 344 kilogramë dhe shënon ulje në krahasim me vitet paraprake, pasi në vitin 2015 janë mbledhur 385 dhe në vitin 2016, 385 kilogramë mbeturina komunale për kokë banori.

Mes vendeve anëtare të BE-së, më shumë mbeturina për banorë në vitin 2017 janë mbledhur në Danimarkë – 781 kilogramë, pas të cilës vijon Qiproja – 637 kilogramë dhe Gjermania – 633 kilogramë.

Në fundin tjetër të shkallës, tre vende anëtare të BE-së që kanë mbledhur më pakë mbeturina për kokë banori janë Rumania – 272 kilogramë, Polonia 315 kilogramë dhe Çekia -344 kilogramë.

Në vendet e rajonit më shumë mbeturina komunale për kokë banori kanë mbledhur Greqia – 504 kilogramë, Sllovenia – 471 kilogramë dhe Shqipëria 436- kilogramë, ndërkaq Maqedonia Veriore është mes tre të fundit me 344 kilogramë, pas të cilës vijojnë Serbia – 306 dhe Kosova me 228 kilogramë mbeturina për kokë banori.

Në vend mbeturinat e mbledhura komunale në nivel vjetor për kokë banori shënojnë ulje në krahasim me vitet paraprake, pasi në vitin 2015 janë mbledhur 380 dhe në vitin 2016 rreth 385 kilogramë.

Sipas definicionit të Eurostatit me mbeturina komunale nënkuptohen mbeturina që janë mbledhur nga ndërmarrja publike komunale në nivel lokal dhe janë transferuar në deponi që është pjesë e sistemit për menaxhim të mbeturinave. Mbeturinat komunale në pjesën më të madhe përbëhen prej mbeturinave që i bëjnë amvisëritë, edhe pse përfshin edhe mbeturina të dyqaneve, zyrave dhe institucioneve publike. Mbeturinat komunale të definuara kështu do të thonë se shtetet të kanë sistem më efikas për menaxhim të mbeturinave komunale mund të mbledhin më shumë mbeturina në nivel vjetor. (koha.mk)