Të dhënat më të reja të publikuara nga EUROSTAT-i thonë se vitin e kaluar, nëpër rrugët e Evropës kanë ndërruar jetë mbi 26 mijë persona ose ndryshe thënë – në çdo ditë të vitit ka pasur 71 viktima të aksidenteve në komunikacionin rrugor, shkruan gazeta KOHA. Në krahasim me vitet e mëhershme, nga kjo organizatë evropiane potencojnë se nuk ka përmirësim, por përkundrazi – numri i njerëzve që ndërrojnë jetë si shkak i aksidenteve në komunikacion është rritur për 0.5 për qind, respektivisht për njëqind persona më tepër. Ndryshe, statistikat vjetore nëse krahasohen me 20 vite më parë, nga EUROSTAT-i thonë se kanë dallime të mëdha. Lidhur me këtë tezë, ata theksojnë se gjatë këtyre dy dekadave – numri i viktimave është ulur për 60 për qind, gjegjësisht në vitin 1995, në Evropë, si pasojë e aksidenteve në rrugë kanë ndërruar jetë mbi 64 mijë qytetarë, ndërsa në vitin 2015 – ky numër është përgjysmuar dhe zvogëluar më tepër. (koha.mk)