Paris, 23 shtator – Pandemia Kovid-19 tashmë ka infektuar 5.000.421 njerëz në Evropë dhe i ka 227.130 raste të vdekjes.
Një ditë më parë, u tejkalua pragu simbolik i 200.000 viktimave në SHBA, ku ka më shumë vdekje nga Kovid-19.
Në Kontinentin e vjetër, më shumë se 380.000 raste të reja janë konfirmuar në shtatë ditët e fundit, që është numri më i lartë për një javë në rajon që nga shpërthimi i pandemisë.
Kjo rritje e infeksioneve shpjegohet pjesërisht me rritjen e numrit të testeve në disa vende evropiane, të tilla si Franca, ku kryhen më shumë se një milion teste në javë.
Duke e pasur parasysh rritjen e ndjeshme të infeksioneve në Paris – 204 të infektuar për 100.000, autoritetet mund të paralajmërojnë masa më të ashpra për kryeqytetin francez sot.
Janë të mundshme masat e mëposhtme: ndalesë për shitjen e alkoolit nga ora 20:00, ndalesë për mbledhjen e më shumë se dhjetë personave dhe zvogëlimin e numrit të njerëzve për tubime të mëdha nga pesë në një mijë persona.
Nga ana tjetër, nuk shqyrtohen kufizime të reja në azilet e pleqve në rajonin e Parisit, as nuk po ndërmerren masa të reja për transportin ose orarin e punës për baret dhe restorantet.