Në Evropë janë kthyer 1500 persona që kanë luftuar për ISIS-in

Koordinatori i Bashkimit Evropian (BE) për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, tha se në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e DEASH-it, në Irak dhe Siri.  Kerchove i cili ka vizituar Tunizinë në kuadër të takimeve zyrtare, në një takim me ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Drejtësisë të Tunizisë, ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në çështjen e luftës kundër terrorizmit. Pas takimeve, në një konferencë për shtyp në zyrën e BE-së në Tunus, Kerchove tha se, “Sipas të dhënave të BE-së, në vendet Evropës janë kthyer 1500 persona që kanë luftuar në radhët e ISIS-it, në Irak dhe Siri”. “Me qëllim për tu përballur me problemet që rriten për shkak të kthimeve të luftëtarëve evropianë të lidhur me DEASH-in, Evropa duhet të mbrojë kufirin e saj dhe të marrë masat e duhura”, ka theksuar Kerchove, duke shtuar se marrëdhëniet mes BE-së dhe Tunizisë janë të forta. Ai është shprehur se është i nevojshëm një bashkëpunim i fortë për shkak të problemeve si ekstremizmi dhe trafikimi.