Kajro, 13 shkurt – Forcat egjiptiane të sigurisë kanë vrarë 10 ekstremistë dhe kanë arrestuar 400 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe luftëtarë të huaj, në operacion e armatosur kundër islamistëve në Sinai, kumtoi sot Armata egjiptiane.
Në ofensivën më të re të forcave të sigurisë deri më tani janë vrarë gjithsej 38 ekstremistë.
“Operacioni i madh ushtarak, ku marrin pjesë edhe armata dhe policia, filloi të premten, ndërsa qëllim është shkatërrimi i elementeve terroriste dhe kriminale dhe organizatave në gjithë Egjiptin”, kumtoi zëdhënësi i Armatës.
Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi, i cili pret të rizgjidhet në mars, në nëntor i urdhëroi forcat e armatosura t’i shkatërrojnë ekstremistët në afat prej tre muajve, pasi islamistët kanë sulmuar një xhami, ku kanë humbur jetën më shumë se 300 njerëz.