Në Egjipt lind një foshnje me dy koka, është në gjendje të mirë shëndetësore
Guvernatori egjiptian i Aswan ishte dëshmitar i një lindje të rrallë dje. Një nën lindi një fëmijë me dy koka, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Nëna 25-vjeçare lindi një fëmijë me dy koka dhe një zemër në një klinikë private, tha Përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë në Aswan, Ehab Hanafi.
I porsalinduri u transferua në një spital tjetër për t’ia përcjellur gjendjen shëndetësore.
Hanafi tha se kjo është një rast jashtëzakonisht i rrallë sepse foshnja ka lindur me dy spina, një zemër dhe një zorrë.
Një zyrtar tjetër konfirmoi se shëndeti i foshnjës është i qëndrueshëm dhe ai do të transferohet pas disa ditësh në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve në Kajro për të monitoruar gjendjen e tij.
Çifti ka edhe një fëmijë tjetër 1 vjeçar.