Gjatë një gërmimi arkeologjik në Egjipt janë gjetur mumje të cilat datojnë prej vitit 323 p.e.s, por njëra prej tyre ka tërhequr vëmendje të veçantë në opinionin botëror, sepse përngjan me një ufo, transmeton portali “Njusinstakt”.
Më shumë se dhjetëra mumje në këtë varrezë, janë ruajtur në formë të shkëlqyer, sipas Ministrisë së Antikitetit të Egjiptit. Ajo që është shumë e rëndësishme për ufologët, shumë prej tyre konfirmojnë se banorët e Egjiptit të lashtë ndoshta kanë pasur kontakt me jashtëtokësorë humaniodë, të cilët i kanë mësuar egjiptianët se si t’i ndërtojnë piramidat.
Megjithatë ka edhe të tillë që mendojnë se “mumja me fytyrën e ngjyrosur si të një alieni” ka një sqarim racional dhe se ka mundësi që të jetë “një mashtrim”.