Uashington, 4 gusht – Së paku nëntë persona humbën jetën prejse një burrë në orën një pas mesnate sipas kohës lokale hyri në një kafiteri në qytetin amerikan Dejton dhe filloi të gjuajë. Gjatë sulmit janë lënduar mbi 16 persona.
Policia kumtoi se sulmuesi është vrarë.
Sipas mediave lokale burri e ka nxjerrë pistoletën dhe ka filluar të gjuajë prejse nuk i është lejuar hyrja në objekt.
Incidenti ndodhi vetëm disa orë prejse në El Paso djaloshi 21 vjeçar ka vrarë 20 njerëz dhe ka lënduar 26 të tjerë prejse hapi zjarr në dyqanin e “Uolmart”.
Pas incidentit 21 vjeçari Krasijus është arrestuar në periferinë e Dallasit, rreth 1.000 kilometra në lindje të El Pasos.
Policia amerikane kumtoi se vrasjet me siguri janë kryer për shkak të urrejtjes. Krasijus 20 minuta para sulmit në internet ka vendosur një dokument në të cilin i akuzon latinoamerikanët dhe amerikanët e gjeneratës së parë për marrje të vendeve të punës dhe për përzierje në kulturat e SHBA-së.
Dy incidentet e armatosur ndodhin prejse më 29 korrik një djalë 19 vjeçar vrau tre persona, prej të cilëve dy fëmijë në festivalin për ushqim në Kaliforninë veriore.
Incidenti në Dejton është masakra e 22-të në SHBA në vitin 2019, sipas të dhënave të Universitetit verilindor, i cili i ndjek të gjitha vrasjet në vend nga viti 2006 në të cilat kanë humbur jetën katër ose më shumë fëmijë, duke mos i përfshirë sulmuesit. Në 20 vrasjet e para masive në SHBA të këtë vit kanë humbur jetën 96 njerëz.