Kabul, 10 shkurt – Të paktën 21 civilë, ndër të cilët gra dhe fëmijë, e kanë humbur jetën në sulmet ajrore në provincën jugore afgane Helmand, kumtoi një funksionar lokal.
Ai shtoi se në një sulm jetën e humbën 13 civilë, ndërsa në tjetrin tetë.
Dy sulmet janë kryer në zonën Sangin, ku në vijim janë luftime të ashpra midis forcave afgane të mbështetura nga NATO-ja dhe talebanët.
Në sulmet janë plagosur pesë persona.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand deklaroi se kryengritësit kanë shtënë ndaj forcave afgane nga zona civile dhe konfirmoi se ka civilë të vrarë, por nuk tregoi më shumë detaje.