Shkup, 12 qershor – Komisioni për ndjekje të situatës dhe efektet nga temperaturat e larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë, apelon deri tek qytetarët në ditët në vijim t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat. Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) gjatë dy ditëve në vijim, tërë shteti do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë alerte.
Qytetarët duhet të mbrohen nga ekspozimi direkt i diellit, shmangie e qëndrimit në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00, të mbajnë rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura dhe gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syze dhe kapelë mbrojtëse, nëse është e mundur në ngjyra të hapura të cilat e reflektojnë dritën, përcjellë KOHA.
Rekomandohet konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje, veçanërisht duhet të ketë kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe shmangie të prodhimeve termike të papërpunuara, për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe me kujdes të konsumohet akullore dhe kremra të ndryshëm. Është e nevojshme sasi më e madhe e lëngjeve, më mirë ujë i thjeshtë për pirje, ndërsa të shmangen pijet alkoolike. Gjatë hyrjes në veturë, është e nevojshme për një kohë të ajroset.
Gjatë ditëve të tilla ekstreme të ngrohta, rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, para së gjithash të klimatizuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në këtë periudhë, të gjindet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.
Personave me sëmundje kronike u rekomandohet rregullisht të marrin terapinë e përshkruar. (koha.mk)