Dubrovnik, 1 nëntor – Lartësi rekorde e dallgëve janë matur në akuatoriumin Rovinj, Split, Plloçe dhe Dubrovnik, ndërsa dallgët më të larta kanë qenë më të larta se nëntë metra, tregojnë të dhënat nga matjet e Institutit hidrografik kroat (IHK).
Dallga më e lartë është matur në Dubrovnik, afër ishullit Shën Andrea – 9.03 metra. Në akuatoriumin Rovinj lartësia e dallgëve ka qenë tetë metra.
“Të dhënat e grumbulluara dhe të përpunuara do të kontribuojnë për rritje të shkallës së sigurisë së lundrimit në rajonet e përmendura, ndërsa do të përpilohen edhe rekomandime të sigurisë. Me këtë krijohen supozime për qarkullim të sigurt të njerëzve dhe mallrave në pjesën kroate të Detit Adriatik”, thuhet në kumtesën e IHK-së.