Prilep, 29 tetor – Në mënyrë të papenguar dhe pa probleme zhvillohet procesi zgjedhor në komunën Dollnen, informojnë nga Komisioni komunal zgjedhor. Deri në ora 17 në votim kanë dalë 49,3 për qind e gjithsej 11.520 votues të regjistruar, të cilët sot në rrethin e dytë zgjedhor votojnë në 40 vendvotime. “Votimi zhvillohet pa probleme. Votuesit e realizojnë të drejtën e tyre të votimit. Deri në ora 17 kanë votuar 49,3 për qind e votuesve. Tradicionalisht, në orët e fundit deri në ora 19 kur mbyllur vendvotimet rritet intensiteti i votimit”; deklaroi Zoran Zdravkovski, kryetar i KKZ-së në Dollnen. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në komunën Dollnen e përcjellin vëzhguesit e OSBE-së dhe të MOST-it.