Pas realizimit të të gjitha kushteve ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamenteve kushtetuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta publikojë në Gazetën zyrtare datën e hyrjes në fuqi të Amendamenteve kushtetuese dhe Ligjin kushtetues.
Më pas, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë letër të përbashkët deri tek Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, me të cilën e informojnë Antonio Gutereshin për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka i jepet fund kontestit shumë vjeçar bilateral midis dy vendeve.
“Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë adekuate i informon? Sekretariatin e KB-së, vendet-anëtare, vendet vëzhguese të KB-së, si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare anëtare e të cilave është, për ndryshimet e bëra”, theksohet në kumtesë.
MPJ-ja, në kumtesë nënvizon se e tërë kjo pritet të ndodh në ditët në vijim.(koha.mk)