Në ditën e lindjes Thiago Silva vendos objektivin: Varet nga Kupa e Botës

Një nga lojtarët më të dalluar të rolit të tij, Thiago Silva feston datëlindjen e 38-të. Futbollisti i Chelseat gjatë karrierës së tij ia ka dalë të fitojë trofetë më prestigjiozë, megjithatë ende ka ambicie ndërsa pretendon të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Gjithsesi, braziliani është me “këmbë në tokë” kur shprehet se diçka e tilla do të bëhej e mundur vetëm nëse i ofrohet një rinovim kontrate nga ana e Chelseat, ndërsa shton se shumëçka mbi të ardhmen e tij do të varet edhe nga performanca në Kupën e Botës.

“Vazhdimësia e karrierës? Shumë do të varet nga performanca e këtij sezoni dhe mbi të gjitha do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Më pas, duhet të vijë edhe rinovimi i kontratës, por unë mund ta konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare”, thekson Thiago Silva.

Advertisements