Dibër, 5 shtator – Në Qendrën për kulturë në Dibër, në organizim të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politik dhe në prani të shumë artdashës së fjalës së art dhe ish të përndjekurve politik si dhe familjarëve të tyre u përurua libri i Shpëtim Pollozhanit, “Kalërimi drejt dritës|, libër që ka sjellë në dritë ish i përndjekuri politik dhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik në Maqedoni.
Autori në këtë libër ka vënë theksin mbi për veprimtarët e panjohur që kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare dhe nuk janë përmendur asnjëherë. Gjithë këtë, ai e ka pasqyruar me përplasjen e dy modeleve: njeriu i sakrificës – vetvetja, i natyrshëm dhe i pastër në aktin e tij sublim dhe njeriu meskin, – i tjetërsuar, hipokrit dhe i ndotë në aktin e tij të përfitimit. Pollozhani gjatë promovimit të këtij libri të mbajtur në Dibër, duke folur mbi tematikën, tha se personazhet e këtij libri kanë dhënë maksimumin nga vetja për një ditë më të mirë, ata janë idealistë deri në vdekja, Pollozhani shtoi se nuk mund ta anashkalojë Dibrën pa e promovuar librin edhe këtu nga që personazhi për të cili po shkruaj ka kryer shkollën e mesme në Dibër.
Thelbi i këtij libri janë veprimtarët e panjohur, të cilët kanë kryer vepra kombëtare dhe nuk janë përmendur aspak. Ky libër u kushtohet të gjithë atyre që i përputhen sintagmës, është një portret personazhesh të ndryshëm. Është një periudhë ku pas formimit të shtetit jugosllav komunist vazhdojnë vuajtjet, dhimbjet, persekutimet e shqiptarëve, tha autori i librit, Shpëtim Pollozhani.
Fjalë përshëndetëse patën kryetari i shoqatës së të përndjekurve politik dega në Dibër dhe njëherit nënkryetari i shoqatës në fjalë në nivel republikan, Bashkim Mashkulli, kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata, Musa Musai profesor i biologjisë, Sakip Veliu ish i internuar, Nefail Spahiu, gazetar, Iqmet Marku etj.
Libri është një mesazh përndritës, ndoshta i përmallshëm për gjithë sakrificat dhe vetëmohimin e njerëzve që kanë luftuar për këtë liri, posaçërisht këtu në hapësirën e shqiptarëve të Maqedonisë, që kanë dhënë gjithçka për këtë liri.
Duhet theksuar se Shpëtim Pollozhani na ka sjellë edhe botime të tjera me tematika që i ka përvetësuar lexuesit, të cilët kanë të bëjnë me vuajtjen e të burgosurve politik, ai është ish i përndjekur politik, i cili ka qenë disa herë i burgosur dhe i torturuar gjatë regjimit jugosllav. Aktualisht është kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni. (v.s.)