Në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër, e cila me aktivitetin e vet e mbulon edhe komunën Qendrën Zhupë, për ripërtëritjen e sëd rejtës së ndihmës sociale apo për realiztimin e saj për herë të parë, janë parashtruar 702 kërkesa. “Dy ditë para skadimit të afatit janë parashtruar 702 kërkesa, prej tyre 80 për qind janë nga komuna e Dibrës. Nga numri i përgjithshëm, 656 janë kërkesa për vazhdim të së drejtës tashmë të realizuar, përderisa 46 janë kërkesa të reja për realizim të kësaj të drejte”, thotë Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës.
Meqenëse afati i fundit për parashtrim të kërkesave është 27 janari, përkatësisht e premtja, Paçuku, u bën thirrje të gjithë atyre të cilët mendojnë se mund ta realizojnë këtë të drejtë të mbrojtjes sociale të mos e presin ditën e fundit. Vitin e kaluar këtë të drejtë e kanë realizuar 720 shfrytëzuar me mbi tre mijë anëtarë të familjeve të tyre.