Dibër, 17 janar – Në Dibër pa problem po zhvillohet vaksinimi i fëmijëve me MPR. Udhëheqësi i Shërbimit për Vaksinim pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër mjeku Lulzim Strikçani thotë se me vaksinim janë përfshirë pothuajse të gjithë fëmijët nga Komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupë.
“Përfshirja mesatarisht është prej 98 deri 100 për qind. Fëmijët të cilët duhej të vaksinohen në dhjetor, ndërsa këtë nuk e kanë bërë për arsye të ndryshme, apo nuk kanë qenë këtu apo kanë qenë të sëmurë, i regjistrojnë në janar, kur edhe vaksinohen, për këtë edhe përqindja është e tillë”, thekson mjeku Strikçani.
Në Dibër nga mesi i vitit të kaluar ishte shpallur epidemi e fruthit ku ishin infektuar mbi 20 fëmijë. Mes të infektuarve ka pasur edhe fëmijë për shkak të moshës nuk kanë qenë të vaksinuar, si dhe dy punonjës shëndetësorë.
Epidemiologu Mentor Mela për Mia-n deklaroi se tani për tani nuk ka raste të regjistruara me fruth.