Dibër, 21 prill – Po rritet përqindja e jehonës në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupë. Sipas kryetares së KKZ – Dibër, Elmira Bakalli, deri në orën 13:00, të drejtën e tyre të votës e realizuan 3.259 persona apo 18 për qind.
Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë, në të cilën përveç për president votohet edhe për kryetar të ri të Komunës, të drejtë vote kanë 18.625 persona.
Në Komunën Qendra Zhupë, nga gjithsejt 6.951 persona me të drejtë vote, votuan 429 apo gjashtë për qind.
Rrjedha zgjedhore në të dy komunat po kalon në mënyrë të qetë. Zgjedhjet i ndjekin vëzhgues të MOST-it, ndërsa prej tyre janë vizituar edhe nga vëzhgues të OSBE/ODIHR.