Dibër, 15 prill – Në Shërbimin për vaksinim pranë Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, sot është shpenzuar edhe doza e fundit e vaksinës kundër Kovid-19 nga dërgesa e pare e marrë.
“Me sot, dhjetë personat e vaksinuar e rrumbullaksuam dërgesën e parë prej 100 dozave të vaksinës Astra Zeneka. Kjo do të thotë se i njëjti numër i personave mbi moshën 77 vjeç që janë regjistruar përmes aplikimit elektronik ose mjekëve të familjes janë imunizuar. “Ajo që unë posaçërisht dua të theksoj është fakti se asnjë efekt anësor nuk është vërejtur tek asnjë person”, deklaroi për MIA-n Baki Alil, drejtor i spitalit.
Shton se këto ditë presin edhe dërgesë të re të vaksinave.
“Sa i përket situatës në kovid-qendrën e repartit për sëmundje Infektive në institucionin tonë, 14 pacientë janë duke u trajtuar në spital, të gjithë me mbështetje të oksigjenit, duke marrë dhjetë terapi ditore, ndërsa mesatarisht 12 persona vijnë çdo ditë për kontroll”, informoi Alili .
Në zonën e dy komunave, Dibër dhe Qendër Zhupë, këtë muaj u regjistruan 34 raste të reja të Kovid-19, 29 u rikuperuan, ndërsa betejën me virusin e rrezikshëm e humbën dy gra, një nga
Qendër Zhupë dhe një nga Dibra. Rezultatet e 14 testeve priten sot.
Në gjysmën e parë të muajit të kaluar, virusi u diagnostikua në 10 dhe 36 njerëz u shëruan. Një rritje në rastet e reja fillon të regjistrohet në gjysmën e dytë, kur 52 u regjistruan ose një total prej 62 të infektuar rishtas në mars, një total prej 49 u rikuperuan dhe tre njerëz vdiqën. Aktualisht aktivë në sëmundje janë 59 persona.