Shkup, 9 prill – Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ku është shpallur gjendje krize, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike dhe prishje të rendit të qetësisë publike, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, në Dibër janë evidentuar tetë persona të rinj në vetizolim, ndërsa në bazë të të gjithë që janë në vetizolim janë kryer 68 kontrolle.
“Në Qendrat Dibër dhe Qendrën Zhupë me sukses zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve të udhëtarëve dhe të tjera, si dhe aktivitete për dorëzimin e ushqimit, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale dhe nevoja tjera për qytetarët në dy komunat”, thekson MPB-ja.
Ministria përkujton se të gjithë personat juridikë të cilët bëjnë furnizim duhet të paralajmërohen në Shtabin e krizës në telefonin fiks 046/ 831 051 pas çka, automjetet e tyre me shoqërim të policisë do të përcillen deri tek objektet përkatëse tregtare.