Në Dibër dezinfektimi i dytë i hapësirave dhe objekteve publike

36

Dibër, 8 prill – Bazuar në masat e dakorduara të Shtabit Operativ Komunal, këtë pasdite në Dibër filloi dezinfektimi i dytë i hapësirave publike dhe qarkulluese,
ndërtesave kolektive dhe objekteve të institucioneve.

Si herën e kaluar, do të bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave publike dhe qarkulluese, kontejnerëve dhe koshave të mbeturinave në të gjithë qytetin dhe vendbanimet.

“Përsëri, ne do t’i dezinfektojmë terrenet sportive dhe fushat, si dhe parkun në vendbanimin Venec, ku ka rekuizita për fëmijë. Ky aktivitet do të kryhet nga punonjësit tanë ndërsa dezinfektimin e shkallëve dhe ndërtesave kolektive dhe hyrjet punonjësit e Njësisë territoriale të zjarrfikësve”, deklaroi Omer Cami, shef i departamentit të higjienës komunale në Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard”.

Cami, i cili është pjesë e Shtabit Operativ, thotë se punonjësit komunal të Dibrës rregullisht i mbledhin mbeturinat dhe u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe t’i hedhin mbeturinat në vendet e përcaktuara për këtë.

Ai shton se për shkak të shiut dhe më pas edhe të borës, e cila ishte e pranishme në qytet, që nga mbrëmë, me ujë të pastër dhe mjete të përshtatshme, janë duke u larë rrugët kryesore dhe dytësore në qytet.

Pas përfundimit të dezinfektimit të qytetit, do të vazhdojë dezinfektimi i vendbanimeve rurale.

Me përmirësimin e kushteve të motit, në zonën e Mavrovës është duke u bërë dezinfektimi i hapësirave publike, fushave sportive dhe objekteve. Siç thonë nga Shtabi i Krizave të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, më parë një aktivitet i tillë është realizuar në të gjitha vendbanimet në zonën e Rekës.(koha.mk)

Comments are closed.