Dibër, 29 tetor – Në komunën e Dibrës deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 36,9 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. “Deri në orën 17:00 kanë votuar 6.871 persona që paraqet 36,9 për qind e 18.406 personave të përgjithshëm të regjistruar. Në rrethin e dytë jehona ishte mbi 40 për qind”, konfirmoi Sait Abazoski, anëtar i KKZ-së së Dibrës. Jehona është më e vogël në krahasim edhe me përqindjen e shënuar në zgjedhjet lokale të kaluara, në viti 2013. Atëherë deri në orën 17:00 kanë votuar 45,5 për qind. Dita e zgjedhjeve kalon pa probleme.