Dibër, 15 tetor – Rrjedha e votimit në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë po kalon pa probleme, por me jehonë të dobët të votuesve. “Nga gjithsej 18.406 votues të cilët votojnë në 27 vendvotime, deri në orën 10:00 në komunën tonë të drejtën e vet qytetare e realizuan mbi 1.600 qytetarë apo 9,4 për qind. Zakonisht dalje më të madhe presim në orët e pasdites”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor. Dibranët zgjedhin kryetar në mesin e gjashtë kandidatëve, përderisa 15 anëtarët e rinj të Këshillit të komunës mes kandidatëve nga shtatë lista të kandidatëve. “Në listën e vetme zgjedhore në komunën Qendra Zhupë janë regjistruar 6.810 persona me të drejtë vote. Deri në orën 10:00 votuan 468 apo 6,8 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve”, deklaroi Eran Zuber, kryetar i KKZ-së për këtë komunë. Banorët nga komuna Qendra Zhupë kryetar të ri të komunës zgjedhin mes dy kandidatëve, përderisa për këshillin njëmbëdhjetë anëtarësh mes kandidatëve nga pesë lista të kandidatëve.