Shkup, 24 shkurt – Në dhjetor të vitit të kaluar gjithsej janë shpenzuar 840.394 МWh energji elektrike, 46.663 mil. nm3 gaz natyror, 469.206 tonë thëngjill dhe 87.872 tonë produkte të naftës, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Prodhimi bruto vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 81.1 për qind në konsumin bruto vendor të energjisë elektrike, derisa 95.6 për qind nga konsumi i përgjithshëm i qymyrit janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.