Shkup, 26 shkurt – Maqedonia në dhjetor të vitit të kaluar gjithsej ka shpenzuar 789.209 megavat në orë energji elektrike, 38.090 milionë metra kub gaz natyror, 535.674 ton qymyr dhe 99.083 ton produkte të naftës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, 75,2 për qind nga energjia elektrike e harxhuar është nga burime vendore, ndërsa 97,4 për qind nga qymyri që gjithsej është shpenzuar është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.