Cyrih, 20 dhjetor – Burri, i cili plagosi tre persona në Qendrën islamike në Cyrih, është gjetur i vdekur në afërsi të vendit të krimit, kumtoi sot policia zvicerane. Policia kumtoi se e ka identifikuar të dyshuarin për sulmin, por nuk theksoi detaje të tjera. Sulmuesi dje ka hyrë në xhami dhe ka filluar të gjuajë me armë ndaj besimtarëve. Në Zvicër dy e treta e gjithsej 8,3 milionë banorëve janë krishterë, ndërsa popullata myslimane është rritur për pesë për qind pas ardhjes së emigrantëve nga ish-Jugosllavia. Në vitin 2009, zviceranët në referendum u deklaruan kundër ndërtimit të minaresë së re.