“Në cilin qark do të kandidosh”, Basha: Vendimin e kam marrë, por nuk e tregoj dot tani

18

Vendimin e ka marrë, por nuk e bën publik. Basha thotë se e ka vendosur në cilin qartë do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit, por gjatë emisionit “Opinion” nuk e tregoi. Sipas tij, në fillim do t’ua tregojë bashkëpunëtorëve të tij dhe më pas do e bëjë publike si vendim. “Ky është standardi im etik”, tha Basha.

Blendi Fevziu: Basha ku do të kandidosh?

Lulzim Basha: Do ta bëj publik sapo të merret vendimi

Blendi Fevziu: Nuk e keni marrë akoma?

Lulzim Basha: Unë e kam marrë vendimin tim, por mendoj se…

Blendi Fevziu: Ku do kandidosh nuk na e thua, ekipin s’na e thua, me një apo dy lista nuk na e thua… Çfarë di 100 ditë para zgjedhjeve kryetari i opozitës?

Lulzim Basha: Secili tregon si deformohet para pushtetit. Për ty është pavendosmëri. E di çfarë është për mua? Natyrisht që vendimin e marr unë për veten time sepse këtë besim e kam marrë si kryetar i zgjedhur nga anëtarët. Unë kam një standard etik që ti Lorenc ndoshta nuk e kupton, ose ndoshta je mësuar me standardin etik të Ramës dhe ky nuk faji im është faji yt. Standardi etik është që para se ta them ty duhet t’ia them bashkëpunëtorëve të mi. Ky është standardi im. Ty të pëlqen Rama, kaq.