Tiranë/Kiev, 20 janar – Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, sot e filloi vizitën e parë, dhe atë në Kiev të Ukrainës.
Rama vizitën e tij në Ukrainë e paralajmëroi më parë, ndërsa sot publikoi video në të cilën shihet se si ekipi i tij ecë në këmbë, mu në mes të motit me borë në Kiev. Afër tij [është edhe ministri i autorizuar për Evropës dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.
Kryeministri Rama, mes tjerash, në Kiev do të realizojë takime me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me kryeministrin Aleksij Gonçaruk, me shefin e diplomacisë Pristaiko dhe me spikerin e parlamentit ukrainas Razumkov.
“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me përfaqësues të lartë shtetëror në cilësinë e ushtruesit të detyrës kryesues i OSBE-së – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadim Pristaiko”, shkroi Rama në Fejsbuk.
Rama gjatë marrjes së kryesimit me OSBE-në paralajmëroi vizitë edhe në Rusi.