Në cilat qytete të Zvicrës kushton më lirë parkimi

33

Banorët që duan të parkojnë makinën e tyre për kohë të gjatë në zonën blu, në shumicën e qyteteve zvicerane duhet të blejnë një të ashtuquajtur kartë parkimi. Se sa të mëdha janë dallimet në çmime, tregon një krahasim i ri i bërë nga Comparis, shkruan 20minuten.ch.

Ndryshon për më shumë se 1000 franga çmimi i kartës më të lirë të parkimit nga ajo më e shtrenjtë, që paguajnë banorët në 40 qytetet më të mëdha të Zvicrës.

Sipas krahasimit, kartela më e shtrenjtë e parkimit paguhet në Wetzikon  të Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Ajo kushton 1080 franga në vit. Ndërsa më së paku paguhet në Riehen të kantonit Baselstadt. Atje karta në fjalë kushton  vetëm 8 franga në vit.

Veçanërisht në kantonet si: Bernë, Basel-Stadt dhe në ato të Zvicrës perëndimore, qytetarët nuk paguajnë shumë për parkim në zonën blu.

Një arsye për dallimet në fjalë duket të jetë lartësia e tatimeve në kantonet individuale, sipas ekspertit të taksave, Leo Hug nga Comparis, përcjell albinfo.ch. “Në zonat me prag më të lartë tatimor, qytetarët janë më pak të gatshëm të lejojnë të `milen`edhe përmes taksave tjera”.

Këto janë çmimet vjetore të parkimit në disa qytete të Zvicrës: Cyrih, 300 franga në vit, Gjenevë, 200; Bazel: 284; Lozanë: 500; Lugano: 480; Lucern, 600; St.Gallen 360 etj.

Comments are closed.