Pragë, 22 tetor – Në Çeki gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar numër rekord prej 14.968 njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri.
Në periudhën e njëjtë nga pasojat e Kovid-19, kanë vdekur 69 njerëz.
Nga fillimi i pandemisë, Çekia, me popullatë prej 10,7 milionë banorë, shënon rritjen më të madhe të numrit të të saposëmurëve në Evropë. Deri tani janë konfirmuar 208.915 persona të infektuar dhe 1.793 raste të vdekjes.
Prej sot në Çeki hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, duke përfshirë edhe mbylljen e shumë shitoreve, qendrave tregtare dhe hoteleve. Njerëzve u ndalohet t’i braktisin shtëpitë e tyre, me disa përjashtime. Prej dje është në fuqi edhe masa për mbajtjen e maskës në ambient të hapur dhe në automobila.