Në çdo shkollë me emrin e Hasan Prishtinës, një potret i heroit!

Në kuadër të kontributit një piktur për shkollën “Hasan Prishtina”, përfaqesuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, stërnipi i tij Mehmet Prishtina,  sot vizitoi shkollën “Hasan Prishtina” ne lagjen Ulpiana të Prishtinës, me ç’rast dhuroi shkollës portretin  e heroit kombëtar.

Prishtina i uroi nxënësit për vitin e ri shkollor dhe ju spjegoi një kronologji historike, shkëputje nga jeta dhe vepra e patriotit altruist poliedrik Hasan Prishtina, krahas shume virtyteve dhe kontributit patriotik, altruist, revolucionar e heroik kombëtar ai me mjete vetanake  sponzoroi kongresin e Manastirit dhe alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja latine por edhe shkolloi me mjetet e veta shume nxënës nga te gjitha trevat e Kosovës. Luigj Gurakuqi, atë kohë si drejtor i normales së Elbasanit, ju drejtohej nxënësve me këto fjalë “ju djemt e Kosovës, ja keni borxh Hasan Prishtinës të mësoni dy herë më shum se tjert pasi ai po sakrifikon veten dhe me mjetet e veta po ju shkollon” – tha para nxënësve Mehmet Prishtina.

Ai porositi nxënësit e kësaj shkolle të mësojnë tri her më shumë se nxënësit tjerë pasi që kjo shkollë mban emrin e kolosit tonë kombëtar Hasan Prishtina.