Numri i martesave të fëmijëve është në rënie, sipas UNICEF-it, e megjithatë sot në çdo pesë nuse, një është e mitur. Dhjetë vjet më parë raporti ishte një me katër.
Rënie e martesave të fëmijëve është shënuar sidomos në Indi dhe pjesë të tjera të Azisë Jugore. Arsyet janë edukimi më i mirë, masat e qeverive, si dhe fushatat, në të cilat shpjegohet ilegaliteti dhe rreziqet e martesave të fëmijëve.
Dymbëdhjetë milionë vajza të mitura martohen çdo vit
Përkundër progresit, problemi nuk ka gjetur zgjidhje ende. Çdo vit, sipas UNICEF-it, rreth 12 milionë vajza të mitura martohen në mbarë botën. Martesat e fëmijëve janë të zakonshme në Afrikën Sub-Sahariane në veçanti, ku sot pothuajse çdo martesë e tretë është e mbyllur me një nuse të mitur.
Aktualisht janë rreth 650 milionë gra të martuara si fëmijë, sipas UNICEF.