Shkup, 23 tetor – Nga ndërmarrja publike ‘Higjiena Komunale’-Shkup, informojnë se qytetarët gjatë dy viteve të fundit respektivisht nga viti 2015 janë regjistruar 156 kontejnerë të djegur të plastikës, që paraqet dëm prej 2.5 milion denarë, përkatësisht rreth 40 mijë euro. Gjithashtu shtojnë se nga kontejnerët e vjetër të metaltë më së shpeshti vjedhin kapakët dhe rrotat dhe bëhen jofunksional, informon Gazeta Koha. Apelet e vazhdueshme të NP Higjiena Komunale nuk kanë ndikuar në vetdijësimin e qytetarëve dhe shumica e tyre nuk kanë kujdes dhe në të hedhin mbeturina që mund të shkaktojë zjarr apo djegie të kontejnerit të plastikës. ‘Kontejneri nuk është për të hedhur secilën gjë, edhe pse shumica e shkupjanëve atë e kuptojnë për të hedhur bash secilën gjë. Në vend të mbeturinave të thjeshta, kontejnerët zakonisht stërmbushen me mbetje ndërtimore, pajisje të ndryshme elektronike dhe amvisërie, tepihë të vjetër dhe pjesë tjera të mobiljeve, po ashtu hedhin hirin dhe prushin e zjarreve kur bëjnë zgarë’ thonë nga ndërmarrja. Çmimi i një kontejneri të plastikës është 8.300 denarë. Ndryshe, prej janari deri në tetor të këtij viti janë djegur dhe dëmtuar 186 kontenjer plastike të gjelbër, 16 prej tyre ne Gjorce Petrov, 23 në Qendër, 30 në Karposh, 32 në Aerodrom, 27 në Kisella Vodë, 35 në Çair, 15 në Gazi Babë dhe 8 në Butel, informojnë nga Higjiena Komunale. (koha)