Shkup, 27 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara, vetëm në territorin e Çairit ka shqiptuar gjithsej 131 sanksione.
Siç informuan sot nga MPB, për ngasje pa patent shoferë janë sanksionuar 18 persona, 19 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, derisa 18 sanksione për mosmbajtje të maskës.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik.