Shkup, 20 prill – Po zhvillohet pa probleme dhe pengesa votimi në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend. Në 13 INP të drejtë vote kanë 1.640 persona, prej të cilëve numri më i madh në INP Burgun-Shkup.
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në INP Burgun-Shkup – Elvis Hajder, për MIA-n informoi se vendvotimet janë hapur në orën shtatë në mëngjes dhe votimi po zhvillohet pa probleme.
Deri në orën 11 kanë votuar 67 të burgosur, ndërsa tre nuk kanë votuar, sepse nuk kanë qenë në listën zgjedhore.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçeska, në pres konferencën e sotme, njoftoi se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe se votimi në burgje po zhvillohet pa probleme.