Sofje, 17 shkurt – Në vendkalimin kufitar me Rumaninë gjatë kontrollit të një kamioni frigorifer u zbuluan 15 emigrantë ilegalë, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve të para, emigrantët janë me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata kishin pasaporta dhe dokumente për aplikim për azil në Greqi.
U arrestuan të dy shoferët grekë.(koha.mk)