Sofje, 6 nëntor – Veprat për korrupsion dhe pothuajse edhe 40 lloje të tjera të krimit prej sot do të hetohen nga Prokuroria Speciale e Bullgarisë dhe nëse ngritet akuzë, veprat e tilla do të përfundojnë në Gjykatën Speciale. Gjatë verës janë sjellë ndryshime në Ligjin për procedurën penale, me vendim që ato të hyjnë në fuqi për tre muaj. Kundër ndryshimeve në Ligjin për procedurën penale u deklaruan një numër i madh i avokatëve dhe përfaqësuesve bullgarë të organizatave joqeveritare. Presidenti bullgar, Rumen Radev ishte nën presion të madh për të vendosur veto në ndryshimet e Ligjit, por ai nuk e bëri këtë. Para një jave është paralajmëruar se gjykatësit nga Gjykata Supreme e Kasacionit do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që ndryshimet t’i shpall si jokushtetuese.